Didier Deschamps në verën e shkuar fitoi Kupën e Botës me Francën dhe duket se është shumë i përqendruar të vazhdojë ende me “gjelat”.

Për një interesim të Juventusit, tekniku ka folur shumë qartë se nuk dëshiron të largohet nga drejtimi i Francës dhe se është shumë i fokusuar tek eleminarotet e Euro 2020-të.

“Të gjitha energjithë e mia janë të fokusuara në eleminatoret e Euro 2020-të dhe shpresoj që të vazhdoj punën edhe pas kësaj. Për mua është shumë e qartë.

Nëse ka shumë thashetheme që unë mund të marr drejtimin e ndonjë klubi të madh si Juventusi, tashmë e ardhmja ime është e fokusuar tek Franca dhe nuk ka asnjë portë për mundësi të tjera”, është shprehur Didier Deschamps./newsport/