Vllaznia U17 ka festuar pasditen e sotme titullin kampion te ketij sezoni, titull qe kishin tre jave te cilin e kishin fituar, por trofeu eshte dorezuar pas ndeshjes se fundit.

Trajner i ketij ekipi sivjet ka qene nje emer i njohur i futbollit shkodran dhe shqiptar, Gilman Lika, i cili qe ne vitin e tij te pare tek Akademia Vllaznia arriti suksesin e pare dhe padyshim qe do te tentoje edhe te dytin javen e ardhshme, fitoren e Kupes se Shqiperise.

I pyetur nderkohe nese ishte gati per ekipin e pare te Vllaznise, tashme qe per pankinen e tij eshte hapur “gara”, ish- mesfushori i kuqebluve tregohet i sinqerte duke thene:

“Ky eshte trofeu im i pare si trajner dhe kuptohet qe me ka dhuruar emocione. Une kam fituar trofe si lojtar dhe normalisht qe edhe ato kane bukurine e vet, por titujt si trajner duke qene se ke me shume pergjegjesi, te dhurojne me shume gezim.

A jam gati per ekipin e pare te Vllaznise? Ky eshte nje emer i madh i futbollit shqiptar, jemi tifoze te saj dhe jemi rritur me emrin e saj, por te jemi i sinqerte kam nevoje edhe per pak me teper eksperience, ndoshta edhe per nje apo dy vite te tjera kam nevoje te punoj me teper sepse tani e kam nisur karrieren e trajnerit.

Por nese vjen nje oferte tani, ndoshta duket paksa e ekzagjeruar por padiskutim qe do ta kisha mirepritur nje oferte per drejtimin e ekipit te pare te Vllaznise, por e perseris, kam nevoje edhe per pak me teper eksperience”./SHKODRA-SPORT.COM/