Luftëtari ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.Goli i sulmuesit Dunga i dha fitoren skuadrës së Juljan Ahmatajt, e cila me këtë 3 pikësh ka marrë frymë thellë dhe do të ndjekë me qetësi përballjen e rivalëve të Kastriotit ndaj Teutës.

Edhe pse Skënderbeu iu afrua 2 herë golit me Sambou dhe Dejvi Bregun, fati nuk ishte me korçarët, pasi traversa dhe shtylla i mohoi 2 herë golin skuadrës së Orges Shehit.

Megjithëse në 90 minuta të dyja skuadrat kanë kërkuar golin, Skënderbeu i është afruar më shumë ku në pjesën e parë ka goditur traversën, ndërkohë që në të dytën Bregu ka goditur shtyllën.

Me këtë fitore, Luftëtari shkëputet më shumë nga Kastrioti i vendit të fundit, që luan sot ndaj Teutës.

FT: LUFTËTARI-SKËNDERBEU 1-0

Dunga 88′