Lazio ëshët e vendosur për të transferuar Marash Kumbullën dhe po tenton të gjejë formulën e duhur për të bindur Hellas Verona. Igli Tare kohë më parë ka folur edhe me familjarët e mbrojtësit, për të tentuar t’i joshë me faktin që te Lazio do të jetë si në familje.

Verona nga ana tjetër kërkon të përfitojë 25 deri në 30 milion euro për 20-vjeçarin, i cili në Serie A kërkohet nga Napoli, Interi e Fiorentina. Gjithashtu Kumbulla po shikohet me kujdes edhe nga klube të tjera angleze dhe gjermane.

Lazio, ndërkohë tani po tenton të përfshijë në marrëveshje një tjetër shqiptar. Valon Berisha, nëse nuk blihet nga gjermanët e Dusseldorf, atëherë do tentohet të bindet të shkojë te Hellas Verona.

Veç mesfushorit, klubi kryeqytetas ofron edhe 16 milion euro për Kumbullën. /abcnews/