Ditën e djeshme Shqipëria morri një fitore shumë të rëndësishme ndaj Islandës. Një fitore që do të futet në histori pasi kurrë më parë kombëtarja shqiptare nuk kishte arritur të fitonte një ndeshje zyrtare, kualifikuese europiani apo botërori me 4 gola.
Në këtë mënyrë fitorja e djeshme do të hyjë në historin e futbollit shqiptar, pasi kaq gola apo më shumë janë shënuar në takimet miqësore dhe jo ato zyrtare.
Pas humbjes ndaj Francës me rezultatin e thellë, skuadra e drejtuar nga Reja arriti të bënte kthesën duke treguar spektakël dhe duke shënuar 4 gola. Me këtë fitore, Shqipëria shkoi në kuotën e 9 pikëve 3 pikë më pak se Islanda dhe 6 pikë më pak se Franca dhe Turqia që kryesojnë grupin.
Kjo fitore do të mbahet mend gjatë edhe nga kapiteni Hysaj pasi arriti të shënonte golin e dytë në karrierën e tij si profesionist pas golit që ka shënuar me Empolin./newsport/