Emocionet e fitores se kombetares shqiptare mbreme ndaj Islandes natyrisht qe kane qene te medha dhe tifozet kuqezi festuan jo pak suksesin. Por festa e tyre pritet te pasohet nga nje tjeter sonte ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Kampionia e Shqiperise ne futboll per femra- Vllaznia e Shkodres do te ndeshet ne fushen e saj me ekipin nga Danimarka Fortuna Hjorring ne ndeshjen e pare te turit te dyte te “Uefa Women’s Champions League”.

Pavaresisht se kundershtari eshte i nje niveli me te larte e kete e tregon edhe renditja e UEFA-s, vajzat shkodrane nen drejtimin e trajnerit Nikolin Leka do te tentojne mrekulline.

Objektivi i tyre per kalimin e turit te pare u arrit me renditjen ne vendin e pare ne grupin 10 duke lene pas tre skuadra te tjera dhe tashme e shohin veten ne mes 32 skuadrave me te mira te kontinentit.

Tifozet shkodrane pritet te jene ne numer te konsiderueshem ne shkallet e stadiumit ne oren 18.00 kur do te nise ky takim per t’i mbeshtetur keto vajza, per me teper qe edhe hyrja do te jete falas.

Vllaznia e femrave e ka shkruar historine ne kete sport, por endrra e saj vazhdon serish…
www.shkodrasport.com