Veleçiku ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e fundit te fazes se dyte te kampionatit, pikerisht ndaj rivalit direkt, ekipit te Dinamos. Ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte vulosur rezultati perfundimtar 3-1 ne favor te koplikasve.
Ka qene nje ndeshje shume e forte, e shoqeruar nga dyluftime te ashpera herepashere nderkohe qe rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 37-te kur Ditmir Ujkaj ka kaluar ne avantazh vendasit.
U mendua se pjesa e pare do te mbyllej me kete gol por nuk do te ndodhte keshtu. Nje minute para fundit te saj, ka qene Pontrelli qe ka barazuar shifrat dhe dy ekipet shkojne ne pushim me rezultatin 1-1.
Nje rezultat i tille u duk se do t’i çmobilizonte koplikasit por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Ata e nisin te dyten ne sulm dhe pas disa aksioneve, arrijne te kalojne serish ne avantazh. Ne minuten e 57-te ka qene mbrojtesi Ardit Hoxhaj qe ka shenuar golin e dyte per Veleçikun.
Ate gol qe do t’i jepte qetesine skuadres se drejtuar nga trajneri Besnik Duli por per te mbyllur ndeshjen do te mendonte futbollisti Aleksander Trumçi qe ne minuten e 70-te do te shenonte edhe golin e trete. Perfundimisht 3-1 per koplikasit te cilet me kete trepikesh jane ngjitur ne kuoten e 14 pikeve dhe kane lene Dinamon ne vendin e parafundit me 11 pike.
www.shkodrasport.com