Mosha kalon, por klasi mbetet. Hamdi Salihi, është si ajo vera që sa më e vjetër aq më e mirë bëhet. Sulmuesi shkodran ka shënuar sot një gol të shkëlqyer në suksesin 4-0 të ëiener Neustadt kundër Blau-ëeiß Linz në shtëpi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka dyfishuar shifrat në minutën e 33’ të takimit duke e shfrytëzuar në maksimum krosin e Ljubicic nga e djatha dhe me kokë e dërgon topin në trekëndëshin e portës nga hyrja e zonës.

Ky ishte goli i parë për 33-vjeçarin që vendosi të rikthehet në Austri, aty ku kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij. Shkodrani e nisi ndeshjen si titullar por u zëvendësua në minutën e 74’ për t’i lënë vendin Stefel pas një performance mjaft të mirë. Kjo ishte ndeshja e dytë zyrtare për ekipin e ëiener Neustadt në kampionat ku ka grumbulluar 6 pikë dhe kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë austriake.