Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFitore për rekord dhe vendin e dytë, Shqipëria argëtohet me San Marinon

Fitore për rekord dhe vendin e dytë, Shqipëria argëtohet me San Marinon

Spektakël kuqezi në “Elbasan Arena”. Shqipëria triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj San Marinos, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Një fitore për rekord kjo e Kombëtares të drejtuar nga Edi Reja, pasi është më e thella e arritur ndonjëherë në një ndeshje zyrtare.

Shqipëria e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke dominuar totalisht lojën. Manaj hapi serinë e golave në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, ndërkohë që Lacci, Broja, Hysaj dhe Uzuni realizuan në pjesën e dytë.

FT: SHQIPËRI – SAN MARINO 5-0

Manaj 32′, Laçi 58′, Broja 61′, Hysaj 68′, Uzuni 80′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments