Diten e sotme, e treta e Kampionatit Boteror qe po zhvillohet ne Uzbekistan do te ngjise ne ring dy boksiere te tjere te kombetares shqiptare qe eshte pjesemarrese ne kete eveniment te rendesishem te ketij sporti.

I pari qe do te kete rradhen per t’u ngjitur ne ring eshte Denis Nurja ne peshen 71 kg i cili do boksoje me Prince Aaron nga Trinidad Tobago dhe padyshim qe do te kerkoje fitoren. Nurja eshte ndeshja e 9-te ne rringun A. Orari i Nurjes eshte rreth ores 13:00 me oren e Shqiperise.

Ndersa i dyte po ashtu dhe ndeshja e dyte per te eshte Krenar Zeneli i kategorise 60 kg i cili do boksoje me spanjollin Quiles Brotons Jose (ESP). Zeneli eshte ndeshja e 2-te ne rringun B. Orari i Zenelit eshte rreth ores 3:15 me oren e Shqiperise.

Kuptohet qe shpresat jane te medha qe boksieret e kombetares tone te futen ne zonen e medaljeve megjithate do te jene ndeshjet ato qe do te percaktojne kete gje. Kujtojme qe pjese e kombetares se drejtuar nga Gezim Zeneli dhe Lazarin Vila jane edhe boksieret e tjere Arjol Zeneli, Ani Haxhillari, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa./SHKODRA-SPORT.COM/