Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan, që luan me Manchester City, pritet të qëndrojë në Premier League edhe sezonin tjetër. Kontrata e 32-vjeçarit me “qytetarët” skadon këtë sezon, por palët duket se janë pranë marrëveshjes, duke prishur planet e Barcelona për ta sjellë në “Camp Nou”.

City nuk dëshiron të heqë dorë nga përvoja e Gundogan, që aktualisht mban edhe shiritin e kapitenit. Për ta bindur të qëndrojë, klubi anglez i ofron 9 milionë euro në sezon, një rrogë që skuadra katalanase vështirë se mund ta barazojë, duke parë vështirësitë financiare.

Gundogan luan me Manchester City që prej vitit 2016 dhe është një nga lojtarët e besuar të trajnerit Pep Guardiola, që dëshiron ta ketë në dispozicion edhe sezonin tjetër.

Për mesfushorin është interesuar edhe Arsenal, që shpreson të bëjë sërish “pazar” me City si vjet, kur morën Gabriel Jesus e Zinchenko./telesport/