Shqipëria u-21 mori një fitore plot emocione sonte kundër bashkëmoshtarëve të Rumanisë. Kuqezinjtë e Bushit mes grintës, cilësisë dhe golave arritën të përmbysnin Rumaninë. Në një moment ku rezultati ishte 0-2 në minutën e 58-të të ndeshjes për miqtë.
Por golat e Shpendit fillimisht dhe Berishes me pas do barazonin gjithçka që në minutën e 71-të të ndeshjes. Për të ardhur tek fundi emocionoues dhe drithërues, ku goli i Pajazitit në minutën e 88-të do i jepte fitoren me përmbysje Shqipërisë.
Me këtë 3 pikësh, “shqiponjat” janë aktualisht me pikë të plota në krye të grupit pas dy ndeshjeve të para. Për t’u ndalur tek performanca e futbollistëve shkodranë. Ata të cilët zbritën në fushë sonte ishin Geralb Smajli dhe Ardit Nikaj.
Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë e nisi takimin si titullar. Duke qëndruar në fushë deri në vërshëllimën e fundit. E duke dhënë një performancë shumë pozitive, ku në krahun e tij ishte i pakalueshëm për rumunët.
Patjetër që performanca të tilla i shërbejë Smajlit për rritjen e tij. Por edhe Vllaznisë që shikon se një nga titullarët e ekipit po gëzon formën maksimale në këtë start të kampionatit.
Endri ÇINARI