Herald Marku ishte heroi i fitores së Vllazninë në ndeshjen ndaj Partizanit, pasi ishte ish-mesfushori i dalë nga akademia e kuqe ai që shënoi golin e vetëm me penallti.
Te shkodranët paraqitje pozitive bënë edhe Da Silva me Krujën, që ishte një rrezik konstant për të kuqtë. T
e Partizani lojtari më i mirë ishte Esat Mala, i kudondodhur, pa harruar edhe kapitenin Hoxha që bëri disa pritje shpëtimtare në këtë takim.
MË PAK AKTIVI
Partizani çaloi dukshëm në ndeshjen ku të gjithë prisnin reagimin e një ekipi që i kishte vetë në dorë fatet e titullit kampion. Të besuarit e Dajës ishin të mefshtë në çdo manovër, kryesisht në mesfushë dhe në sulm.
Murataj nuk ishte në ditën e tij. Tedi Cara, Erald Çinari dhe Lukas Kardozo nuk bënë asgjë në këtë sfidë, madje nga pasaktësia e tyre u vendos edhe fati i ndeshjes, pasi sulmi ishte pika më e dobët.