Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës. Kuqezinjtë presin në “Air Albania”, Andorrën dhe takimi do të nisë në orën 20:45 e do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit nga UEFA.
Kombëtarja e ka për detyrë që të marrë fitoren ndaj Andorrës për të blinduar vendin e 3-të, por edhe për të rikthyer qetësinë pas humbjes turpëruese 5-0 nga Anglia.
Bastet favorizojnë shumë kuqezinjtë që në këtë ndeshje e kanë koefiçentin e fitores 1.22, barazimi 6.5 dhe fitorja e Andorrës është kuotuar 13.
Në letër Shqipëria është shumë favorite dhe këtë gjë duhet ta tregojë edhe në fushën e lojës për të evituar suprizat që mund të sjellin jo pak probleme si dhe të blindojë vendin e 3-të./newsport/