Fitorja e Vllaznise ndaj Tiranes jo vetem ka sherbyer qe ajo te marre tre pike shume te vlefshme per vete, por edhe te rihape kampionatin dhe çeshtjen e titullit kampion. Ka qene nje ndeshje vertete e bukur dhe qe kishte grinte nga fillimi e deri ne fund.
Shkodranet nga ana e tyre u pa qarte nga ana e tyre se kishin hyre ne fushe per te mos e humbur kete ndeshje, por per te qene cinike deri ne fund dhe per te tentuar fitoren, te cilen e arriten.
Si rrjedhoje, tre prej lojtareve te Vllaznise jane zgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 21-te te “Abissnet Superiore”, nderkohe qe edhe Mirel Josa eshte shpallur trajneri me i mire i kesaj jave.
Keshtu, ne formacionin me te mire sipas Andi Liles dhe “Oversport” ka patur vend per dy mbrojtesit e Vllaznise Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj qe kane bere nje performance te shkelqyer ne kete 90 minutesh. Po ashtu edhe per sulmuesin Bekim Balaj qe pavaresisht se nuk shenoi, beri nje ndeshje shume te mire.
Perpos tyre, ne 11-shen e javes ka patur vend edhe per portierin Tafas te Kukesit, mbrojtesit Haxhiu te Tiranes e Telushi te Partizanit, per mesfushoret Akbegpornu te Egnatias, Basa te Kukesit dhe Kallakun e Teutes si dhe per sulmuesit Alan te Erzenit dhe Paulaskas te Egnatias./SHKODRA-SPORT.COM/