Vllaznia e viteve ’80 ka qene nder me te bukurat e gjithe historise se kesaj skuadre sepse pjese e saj kane qene futbolliste shume te talentuar te cilat kane dhene me te miren e tyre per kete skuader. Ne gjysmen e dyte te ketyre viteve dolen ne skene nje grup lojtaresh te rinj, ne mes te te cileve ka qene edhe Edmond Lufi.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai ka ditelindjen. Feston 54 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe gjithe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Edmond Lufi ka lindur ne Shkoder me 14 shkurt 1969 dhe qe ne moshe te vogel ka zgjedhur te merret me futboll duke e filluar ate qe ne moshen 10 vjeçare nen drejtimin e te madhit Ernest Halepjani. U bashkua me ekipin e pare te Vllaznise ne sezonin 1987-88. Ka qene muaji nentor i vitit 1987 kur trajneri Ramazan Rragami e aktivizon per here te pare si titullar ne formacion, pikerisht ne ndeshjen e luajtur ne Tirane ndaj 17 Nentorit.

Ka luajtur si mbrojtes qendre dhe ka formuar repartin e prapavijes me emra te tille te medhenj si Hysen Zmijani, Hysen Dedja dhe Isak Pashaj dhe padyshim qe kjo ka qene nje eksperience e shkelqyer per te. Ka luajtur me Vllaznine deri ne vitin 1991 dhe me pas kalon tek Tirana, ndersa ne vitin 1992 kalon ne Malte ku luan me ekipin La Valletta.

Ka luajtur per disa vite atje, nderkohe qe pas lenies se futbollit, ka nisur rrugetimin e tij si trajner po ne kete vend ku vazhdon te jetoje edhe sot pas 31 vitesh. Si trajner punon prej 19 vitesh dhe nuk i kane munguar edhe sukseset teksa me i madhi per te eshte ai me ekipin Hibernians me te cilin u shpall kampion ne sezonin 2008-09.
Gjergj KOLA