Pavaresisht se nuk po luan per shkak te demtimit, sulmuesi i kombetares shqiptare vazhdon te jete serish protagonist tek Çelsi. Një poster me foton e Armando Brojës ku shkruhej “Broja, krenaria e Londrës”, është parë në rrugët e kryeqytetit anglez.
Një vlerësim i jashtëzakonshëm ky për talentin shqiptar. Edhe pse prej muajsh jashtë fushave të blertë, për shkak të një dëmtimi të rëndë, Broja është shndërruar në një lojtar me mjaft vlera për blutë e Londrës.
Ylli shqiptar, pritet të rikthehet më i fortë se kurrë. Gjasat janë të mëdha që në të ardhmen, Broja, të jetë një pikë referimi në sulmin e Çelsit.
Kuptohet qe e njejta pritshmeri eshte edhe tek kombetarja shqiptare e cila me ardhjen e Sylvinhos ne krye te saj, ndryshe nga paraardhesi i tij, pritet ta bazoje lojen pikerisht tek sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe.