Vllaznia ne basketboll per te rinj ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj “Goga Basket”, luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kjo fitore ne shifrat 65-63 ne fakt erdhi pas kohes shtese sepse e rregullta u mbyll ne barazim 59-59.

Trajneri Roland Koka eshte pare shume i emocionuar pas kesaj fitoreje, teksa ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” u shpreh: “Sigurisht qe jam i emocionuar sepse ka qene nje fitore shume e bukur dhe e rendesishme.

Te mos harrojme se nuk luajtem vetem ndaj nje ekipi si Goga, por luajtem ndaj nje ekip qe ka mbledhur lojtare cilesore edhe nga ekipet e tjera si Teuta, Juvenilja etj. Megjithate basketbollistet e mi dhane me te miren ne fushe dhe ia dolen te fitojne.

Jemi ekipi i vetem qe e kemi mundur Gogen dhe kjo padiskutim qe na motivon edhe me shume per te ardhmen. Per ne kjo ishte fitorja e gjashte dhe ne shpresojme qe te marrim edhe nje tjeter ne Tirane sepse pastaj mendoj qe do jemi brenda objektivave tona per fazen play-off.

Nuk mund te them me saktesi se çfare do arrijme kete sezon, por mendoj se do te jemi ne mes ekipeve pretendente per titull deri ne fund”. Te plote prononcimin e trajnerit Koka mund ta ndiqni ne videon e meposhtme: