Thursday, June 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Sulmuesi 19 vjeçar shkodran i jep lamtumirën Vllaznisë

E FUNDIT/ Sulmuesi 19 vjeçar shkodran i jep lamtumirën Vllaznisë

Është vetëm 19 vjeç, por të ardhmen e tij e sheh larg Vllaznisë. Si rrjedhojë, nga sot ai nuk është më pjesë e saj, E kemi fjalën për sulmuesin e ri Xhesild Kapllanaj. Ndonëse ai konsiderohet një futbollist me të ardhme, por në fakt këtë të ardhme mesa duket dëshiron ta provojë diku tjetër.

Ka qenë vetë futbollisti i Akademisë Vllaznia, i cili një vit më parë firmosi kontratë me klubin kuqeblu, ai që sot njoftoi largimin nga ky klub. E ka bërë përmes një story në rrjetet sociale ku shkruan: “Faleminderit Vllaznia!”

Ende nuk është e qartë nëse ka qenë dëshira e tij për t’u larguar apo diçka tjetër, por ajo që mbetet tashmë është divorci i këtij sulmuesi të rinj me skuadrën ku u formua si futbollist.

Tashmë mbetet për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, por me shumë mundësi do të tentojë të provojë veten në ndonjë ekip jashtë vendit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments