Thursday, June 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE / Pengesa për Dwumfour, nuk udhëton drejt Sllovenisë për fazën përgatitore

EKSKLUZIVE / Pengesa për Dwumfour, nuk udhëton drejt Sllovenisë për fazën përgatitore

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Randy Dwumfour nuk do t’i bashkohet Vllaznisë në fazën përgatitore që skuadra po zhvillon në Slloveni. “Shkodra Sport” mëson ekskluzivisht se mesfushori ganez po has vështirësi me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtimin, duke bërë që ai të mbetet për momentin në Shqipëri.

Pavarësisht se afrimi i tij është mbyllur dhe lojtari konsiderohet pjesë e projektit kuqeblu për sezonin e ri, çështja e vizës nuk e lejon aktualisht të udhëtojë drejt Sllovenisë. Për këtë arsye, Dwumfour nuk do të jetë pjesë e grupit gjatë kësaj periudhe përgatitore, teksa skuadra e drejtuar nga Edi Martini po vijon intensivisht punën jashtë vendit.

Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se drejtuesit, me në krye presidentin Alban Xhaferi po punojnë për zgjidhjen e situatës sa më shpejt, me shpresën që futbollisti të jetë i gatshëm për t’u bashkuar me ekipin para angazhimeve zyrtare të Kupave të Europës, në mënyrë që të luajë në këto ndeshje.

Mungesa e ganezit është një pengesë për integrimin e menjëhershëm me grupin, por te Vllaznia mbeten të bindur se ai do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën sapo të zgjidhen problemet me dokumentacionin. Ndërkohë, “Shkodra Sport” do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo të re rreth situatës së Randy Dwumfour.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments