Kombëtarja e Kosovës ka “shpartalluar” përfaqësuesen e Maltës në La Valeta me rezultatin e thellë 5-0, në një duel për Grupin 3 të Ligës D e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kjo ishte fitorja më e thellë e kosovarëve si përfaqësuese, ndërsa, me këtë sukses të merituar ngjiten në krye të grupit, me dy pikë më shumë se Azerbajxhani.

Tashmë, Kosovës i mjafton vetëm një pikë në ndeshjen e fundit kundër Azerbajxhanit të cilin e presin në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kalojnë në “Play-Off” të Ligës D si dhe promovimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm.

Me këtë fitore, skuadra kosovare mbetet në vendin e parë me 11 pikë në 5 takime të zhvilluara. Të gjithë presin me interes sfidën e ditës së martë në stadiumin “Fadil Vokrri”/Vipsport/