Fitorja e sotme ndaj Erzenit ne shifrat 3-1 ka gezuar te gjithe ne kampin shkodran sepse ishte nje fitore qe vinte pas plot gjashte javesh mungese. Por kjo perballje me shijakasit ka lene edhe pasoja tek kuqeblute.
Kjo sepse dy prej lojtareve me te rendesishem te formacionit te Vllaznise, pikerisht mbrojtesit Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj jane ndeshkuar me kartona te verdhe dhe ato rezultojne te jene te katertit per secilin prej tyre.
Kjo do te thote se te dy keta futbolliste do te mungojne ne sfiden e javes se ardhshme ndaj Kukesit ne transferte. Ky padyshim qe nuk eshte aspak nje lajm i mire duke ditur edhe rolin e rendesishem qe kane keto dy futbolliste ne lojen e Vllaznise.
Gurishta dhe Hakaj u ndeshkuan ne 10 minutat e fundit te ndeshjes ndaj Erzenit. Fillimisht ishte kapiteni qe u ndeshkua pas nje nderhyrje te gabuar fare prane vijes anesore ndaj nje kundershtari, ndersa Hakaj pas nje zenke me Ademin ne minutat shtese.
Tashme duhet pare se si do t’i zgjidhe trajneri Sedloski keto mungesa, kur kemi parasysh se edhe nje tjeter mbrojtes krahu si Smajli prej tre javesh eshte i demtuar./SHKODRA-SPORT.COM/