Vllaznise i mjafton nje gol “in-extremis” me autor Hoxhajn per te mposhtur minimalisht Kastriotin vendas e per te marre serish kryesimin e Superliges Shqiptare pas ndaleses se Lacit ne fushen e vet perballe Tiranes.
Kjo fitore shihet si me mjaft vlere per faktin se skuadres shkodrane i kishte munguar fitorja prej 5 ndeshjesh, dhe triumfi i sotem eshte nje sinjal shprese per nje rikthim ne “shinat” e suksesit.
Terreni i renduar nuk e pengoi aspak skuadren shkodrane per te arritur kete fitore teper te rendesishme qe perkthehet me rimarrjen e fronit te kampionatit.
Sidoqofte, per kete triumf Vllaznia do mund t’i falet vlonjatit Hoxhaj per ate gol te shenuar, sepse c’eshte e verteta ekipi shkodran nuk eshte se shfaqi ndonje gje tjeter qe i’a vlen te theksohet pervec rastit te minutes se 92-te ku Hoxhaj tundi rrjeten e portes kundershtare brenda zones pas krosimit ne perfeksion te Krujes.
Vllaznia duhet te permiresoje shumecka duke filluar qe nga ndeshja e ardhshme me Partizanin ne Shkoder, dhe kjo fitore te sherbeje e njekohesisht te jete nje ogur i mire per vazhdimesine ne kampionat por edhe ndeshjet e Kupes, ku me pak fat ky ekip do mund ta arrije finalen por edhe fitoren e ketij trofeu.
Andi GJURGJEJ