Raportohet se Neymar ka “hapur derën” për një transferim të bujshëm, vetëm disa muaj para nisjes së Kupës së Botës. 33-vjeçari u rikthye me emocion në klubin e tij të fëmijërisë, Santos, në fillim të vitit 2025, pas një periudhe të dështuar me skuadrën arabe Al-Hilal. Megjithatë, kthimi i tij në Brazil nuk ka shkuar sipas pritshmërive.
Aktualisht, Santos renditet në vendin e 16-të në kampionat, vetëm një pozicion mbi zonën e rënies nga kategoria, ndërsa Neymar ka kaluar një tjetër sezon të shoqëruar nga dëmtime të shumta. Kontrata e tij skadon në fund të dhjetorit, pas përfundimit të sezonit, që do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë në vitin 2026.
Me Kupën e Botës që po afrohet, Neymar është i vendosur të ringjallë karrierën e tij dhe të bindë Carlo Ancelottin për ta përfshirë në listën e Brazilit.
Edhe pse ai e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Evropë, sipas të përditshmes “Sport”, asnjë klub nuk ka shfaqur interes të vërtetë për ta transferuar.Burimi spanjoll shton se tani Neymar ka dy alternativa: të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore të me Santos ose të transferohet në MLS.
Megjithëse i ati i tij thuhet se dëshiron ta shohë të qëndrojë në Brazil, situata e klubit mbetet e pasigurt, pasi ata po luftojnë për të qëndruar në elitën e futbollit brazilian.Një destinacion i mundshëm që ka dalë në SHBA është Inter Miami.
Një kalim i tillë do ta ribashkonte Neymarin me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, me të cilët ai formoi një nga treshët më të frikshëm sulmues në historinë e futbollit gjatë kohës te Barcelona, ku fituan tripletën.
Me ish-bashkëlojtarët e tij te Barça, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, që pritet të tërhiqen në fund të vitit, Neymar mund të bashkohet me Inter Miamin.