Vllaznia do te luaje neser ndaj Teutes ndeshjen e rradhes per kampionat dhe tek skuadra shkodrane pritet te mos kete ndryshime ne formacion.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se trajneri Brdariç nuk ka nder mend ta ndryshoje formacionin e ndeshjeve te fundit. Perderisa gjerat kane shkuar mire me ate 11-she, nuk ka pse te beje levizje.
Por kjo mund te penalizoje lojtare si Kruja apo ndonje tjeter qe po kalojne nje forme te mire, megjithate ky i fundit ka mbetur jashte qe prej momentit kur kaloi nje gjendje jo te mire shendetesore.
Ne vend te tij u aktivizua Fjoart Jonuzi qe ka bindur me lojen e tij dhe eshte kthyer ne nje element te rendesishem per mesfushen kuqeblu.
Sebashku me Krymin dhe Markun, ai formon treshen e mesfushes qe padyshim ka nje merite tek rezultatet pozitive edhe ne ndeshjet e fundit. Prandaj dhe Jonuzi do te jete serish ne fushe edhe neser ndaj durrsakeve./SHKODRA-SPORT.COM/