Kosova barazoi ditën e sotme 1-1 ndaj Zvicrës në transfertë. Një ndeshje pozitive e “dardanëve” përballë një Kombëtare që do të marrë pjesë në Kupën e Botës në muajin nëntor.

Kjo ndeshje isthe speciale për Xhakën dhe Shaqirin që luajtën përballë vendlindjes së tyre. Në fund të sfidës për mediat, Shaqiri u shpreh se e ka pasur ëndërr të luajë për Kosovën, ndërsa bëri edhe komplimenta për përfaqësuesen dardane.

“Ndjenjë speciale ka qenë, hera e parë që kam lujtur kundër Kosovës. Edhe publiku ka qenë fantastik, edhe Kosova ka lujtur mirë, ka një ekip të mirë duhet të luajë me ekipe të forta.

E kemi parë kualitetin që kanë, janë të rinj, ju duhet eksperiencë, lojtarët po e ndërrojnë klubet po shkojnë ligat më të mira. Besoj që u duhet ende kohë, por janë në rrugë shumë të mirë për të shkuar më parë.

Kosova? “Normalisht që gjithmonë e kam pasur ëndërr të luaj për Kosovën por kështu ka ardhë koha. Jam krenar edhe me Zvicrën sepse ka dhënë shumë për familjën tonë. Besoj që ky barazim ka qenë një nga më të ëmblit, përfundoi Shaqiri.