Nigeria është jashtë Botërorit të Katarit 2022. Super Shqiponjat dalin me “krahë të thyer” nga ndeshja ndaj Ganës. Në Stadiumin Kombëtar mjafton një barazim 1-1 për të hequr shansin e kualifikimit (ndeshja e pare përfundoi 0-0).

Asgjë për të bërë për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, i cili Kupën do ta ndjekë vetëm nga shtëpia. Lajmi ne fakt nuk eshte eliminimi por ajo që ndodhi me bilbilin e trefishtë te arbitrit, kur i gjithë zemerimi i tifozeve vendas shpërtheu. Fishkëllimave dhe hedhjes se sendeve nga tribuna iu shtua edhe çmenduria e qindra njerëzve që u hodhën mbi drejtkëndëshin e gjelbër duke bërë një pushtim të fushës.

Fusha e stadiumit te Abujas ishte e mbushur me tifoze të cilët shprehën zhgënjimin e tyre për një ngjarje të shumëpritur duke shkaktuar dëme në objekte: ata hoqën stolat, grisën dhe thyen flamujt kendore, shkatërruan terrenin dhe thyen edhe pankinat. Fatmirësisht, protestuesit nuk arritën të arrinin në zonën që të çon në tunelin e stadiumit dhe dhomat e zhveshjes.

Ndërhyrja e policisë ishte vendimtare: agjentët kryen arrestime dhe kur situata u bë shqetësuese, hodhën edhe gaz lotsjellës. Kështu ata arritën të shpërndanin tifozet e revoltuar dhe rebele dhe, në të njëjtën kohë, të siguronin jeten e tifozëve ganez qe kishin udhetuar ne transferte.

Pse kaloi Gana pavarësisht barazimit të dyfishtë? Motivimi gjendet në rregulloren, e cila, të paktën për sa i përket ndeshjeve kualifikuese në zonën afrikane, është ende e “vjetër”: pra, me të njëjtin numër golash, rregulli i golit si mysafir shpërblen ekipin që shënon larg shtëpisë (1-1 në këtë rast).

Gana kaloi në epërsi me mesfushorin e Arsenalit, Thomas Partey. Golin e barazimit për Nigerinë e realizoi ish-lojtari i Udineses, Troost-Ekong. Super Shqiponjat nuk arritën të fluturonin drejt Katarit, duke i munguar kualifikimit që kishte arritur për tre edicione radhazi: në 2010 dhe 2018 u eliminuan në grupe, në 2014 dolën në 1/16 kundër Francës./telesport/