Mrekullitë ekzistojnë, por jo 2 herë radhazi. Pasi mposhtën Italinë para pak ditësh, Maqedonia e Veriut tentoi sot të bënte një gjë të tillë edhe ndaj Portugalisë.

Gjithsesi, në finalen e Play Off të Botërorit të Katarit nuk pati shumë histori, pasi portugezët fituan ndaj tyre 0-2 në Porto, duke siguruar kështu një biletë për Botëror.

Goli i parë u realizua pas 32 minutash, pas një kombinimi të bukur mes Ronaldos dhe Fernandes, me këtë të fundit që nuk fal. Goli i dytë do vinte pikërisht nga Fernandes, pas 65 minutash lojë. Maqedonasit, kështu, duhet të kënaqen që kanë arritur deri këtu.

Edhe Polonia shkon në Botëror. Polakët triumfuan 2-0 me Suedinë. Kjo Kombëtare iu fal golave të Lewandowskit dhe Zielinskit në pjesën e dytë.

Rezultatet:

Portugali 2-0 Maqedoni e Veriut

Polonia 2-0 Suedia