Flamurtari ka bërë goditjen e parë të merkatos së dimrit dhe padyshim bëhet fjalë për një rikthim të bujshëm te vlonjatët. Pikërisht, fjala është për mesfushorin Idriz Batha, i cili ka qenë pjesë e kuqezinjve në sezonin 2018-2019.

Me këtë afrim, mesfusha e Flamurtarit përforcohet dukshëm, gjë e cila konfirmon faktin se Flamurtari nuk ka hequr dorë nga objektivi madhor, që ka të bëjë me rikthimin në Abissnet Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi vlonjat, ku ka qenë drejtori Ferko ai që e ka prezantuar Idriz Bathën me fanellën kuqezi.

Megjithatë, përveç Ferkos, rolin kryesor në këtë afrim të Bathës ka luajtur edhe Ditmar Bicaj, i cili është zv/trajner tek Flamurtari.

Në fakt, mesa duket, marrëdhëniet e mira dhe miqësia mes Bicajt dhe Bathës, të cilët edhe kanë luajtur më parë së bashku tek Partizani, ka ndikuar në këtë afrim të mesfushorit tek Flamurtari./SHKODRA-SPORT.COM/