Kampionatet e moshave ne futbollin amator ne Zonen e Shkodres jane mbyllur tashme dhe si rrallehere keto vitet e fundit, kemi nje shperndarje te shtate trofeve ne shtate ekipe te ndryshme.

Pasi kemi mbyllur me sukses prononcimet e shtate trajnereve kampione, prej dy ditesh, gazeta “Shkodra Sport” ka nisur rubriken “Flasin drejtuesit”. Per kete arsye po e vazhdojme kete rubrike me presidentin e Akademise “Atletik Klub Shkodra”, z.Elton Bungaja.

Nje nga ekipet e kesaj Akademie, pikerisht ai U13 eshte shpallur kampion, nderkohe qe ne kupe kane triumfuar dy prej tyre. Ne e kemi intervistuar presidentin e kesaj Akademie duke marre prej tij mendimet per sezonin qe sapo u mbyll dhe objektivat per ate qe vjen:

– Keni mbyllur me sukses kampionatin me moshat e vogla në Ligën Amatore. A keni bërë një analizë të ecurisë së ekipit tuaj dhe si e gjykoni atë?

Do ta quaja me shume se nje sukses pasi te gjithe ne kaluam nje vit mjaft te veshtire per shkak te pandemise dhe kjo na ben te jemi me te gezuar dhe me optimist ne qellimet tona si Klub.

Fakti qe une ndodhem larg e ben akoma me te detajuar dhe specifike analizen e nje sezoni te tere, ku do te veçoja jo vetem rritjen e cilesise tek femijet, por gjithashtu dhe tek trajneret qe jane pjese e stafit tone, te cilet me punen dhe perkushtimin e tyre po rriten shpejt dhe ne cilesi te plote te kerkesave sportive.

Besoj se kemi krijuar nje Akademi serioze dhe mjaft profesionale, kjo jo vetem ne gjykimin tone si staf por te specialisteve dhe mbi te gjitha te prinderve qe jane shume te kenaqur me punen tone.
Nuk mund te kemi ndryshime te medha nga viti ne vit pasi jemi ne nje pike te larte e cila eshte arritur me shume mund. Mjafton te mbajme keto ritme me pasion dhe deshire te forte dhe patjeter te shtojme detaje te vogla te cilat nevojiten gjate rruges.

– Suksesi me ekipin U13 ka qenë i pritshëm?

Dua te jem i sinqert ne pergjigje.Po e prisja qe do te jemi kampion edhe kete sezon.Kjo per shkak te punes se mire nder vite nga moshat e vogla e deri tani.

Duhet permendur se 70% e sportisteve tane trajnohen tek ne qe ne moshen 5-7 vjeçare dhe kjo ve ne dukje punen e bere nder vite dhe patjeter, te krijosh dhe nje vizion per te ardhmen e tyre.

Ne si klub kemi nje shprehje te cilen jua themi shpesh femijeve: “te jesh kampion eshte nje kujtim i bukur qe mbetet gjate ne memorie por ajo qe na ben ne kampion eshte puna e çdo dite, sakrificat e çdo viti,ato veshtiresi ne prapaskenat e çdo ndeshjeje per te cilat ne luftojm fort qe te jemi te suksesshem”.

– Cilat janë gjërat pozitive që keni evidentuar këtë kampionat në futbollin amator për këto mosha?

Kam vene re qe jane shtuar ekipe serioze dhe qe duket qe kane prespektive te mire per te ardhmen.Kjo eshte shume pozitive pasi liga amatore po behet me e forte dhe me kompetitive.

Gjithashtu nje element pozitiv qe vlen per tu theksuar eshte shtimi i trajnereve te rinj dhe te pergatitur mire pasi nje fryme e re dhe bashkohore ne sistemet stervitore por mbi te gjitha ne anen psikologjike ka mungur me heret.

– Cilat janë synimet për sezonin e ardhshëm?

Si çdo vit tjeter duam qe te permirsojme aftesite e çdo sportisti qe eshte pjese e jona ne menyre qe nepermjet nesh te marrin drejtimin e duhur ne ekipe te kategorive me Superiore.

Gjithashtu te arrijme te mbajme ritmin e viteve te fundit per te qene zgjedhje e pare per prinderit dhe pse jo per ekipet qe jane aleat me ne. Akademia jone eshte pjese e nje projekti qe çdo vit e me shume po i afrohet realizimit te saj.

– Çfarë do të ndryshoni per sezonin e ardhshem?

Nuk do ndryshoja asgje pasi kemi nje staf te mrekullueshem te cilin e pergezoj per punen e tyre qe po verehet dita-dites. Jemi aty ku kemi planifikuar çdo vit te jemi dhe shpresoj qe te vazhdojme ne te njejten menyre.
Intervistoi: Fabiola CAKA