Vllaznia do ketë një ndeshje shumë vendimtare për qëndrimin në Supeligë këtë javë përballë Teutës.

Në një transfertë në Durrës ku çdo rezultat është i pritshëm dhe ku shkodranët do mundohen medoemos që të marrin një rezultat pozitiv për të mbajtur distancën prej 3 pikësh me durrsakët ose për ta thelluar atë.

Në një transferte kaq delikate duket se edhe tifozët duan që të jenë përkrah ekipit.

Mbështetësit e kuqebluve i kanë bërë kërkesë klubit që të ofrojnë autobusë për ta në mënyrë që të kenë mundësinë që të udhëtojnë drejt Durrësit dhe të mbështesin ekipin.

Klubi duket se do e marrë parasysh kërkesën e tyre dhe do ofrojë mjete për tifozët./newsport/