Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit nuk ka kaluar pa pasur probleme, e kjo gjë edhe pritej për shkak të mungesës së policisë në stadium, që në ndeshjen e parë, duket një “eskperiment i dështuar”.

FSHF, në bashkëpunim me policinë, vendosën që në stadium të mos jenë të pranishme forcat e policisë. E ky vendim u vu në fuqi që në ndeshjen e parë hapëse të Superiores mes Skëndërbeut dhe Partizanit.

Në minutën e 72′ të ndeshjes, tifozeria e Partizanit dhe ajo e Skëndërbeut zbritën në fushë dhe filloi sherri masiv, pa forcat policore për të ndërhyrë. Pati të gjakosur dhe shumë sende të forta u hodhën në drejtim të tifozerisë kundërshtare.

Tifozët e të dy palëve kanë shkatërruar tribunat dhe vonesa e forcave të rendit ka sjellë plagosjen e disa tifozëve nga të dy palët, ndërsa vetëm pas hyrjes të policisë, tifozëritë janë ndarë.

Sipas informacioneve të para, tre persona kanë përfunduar të plagosur me sende të forta dhe pas largimit të ambulancës u desh që të afroheshin stafet mjekësore të dy skuadrave për të dhënë ndihmën e parë./vipsport/