Emocionet e pragndeshjes finale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit shtohen gjithnje e me shume dhe ne padyshim qe do te mundohem t’i sjellim gjithnje e me prane jush ato duke intervistuar shume protagoniste dhe jo vetem.
Gazeta “Shkodra Sport” perveç rubrikes “Flasin tifozet”, ka menduar te hape edhe nje rubrike te re, ate “Flasin gazetaret”. Duke qene njerez te medias dhe me prane sportit, emra te njohur te kesaj fushe do te japin ne keto tre dite mendimet e tyre ne lidhje me kete takim shume te rendesishem.
Po e vijojme kete rubrike me gazetarin e “Top Channel” Klodian Zhivani i cili ka pranuar me kenaqesi te intervistohet nga “Shkodra Sport”, interviste qe mund ta lexoni me poshte:
– Klodi, si e shihni ju ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise Vllaznia-Laçi?
Nje finale shume e veshtirë. 90 minuta vendimtare, per një sezon disi të suksesshem apo një sezon totalisht të deshtuar. Prandaj kete ndeshje, me shume se çdo sfide tjeter, çunat kanë nevoje per mbeshtetjen tonë. Unë do të jem aty me disa kolege, si tifoza dhe jo tek tribuna e gazetareve. Ndeshje të tilla nuk shijohen si gazetar.
Duhet t’i ndihmojne çunat me çdo menyrë pavaresisht se sa na kanë zhgenjyer këtë sezon ata dhe presidenca. Duhet të jemi aty per Ardit Krymin, simbolin e Vllaznise në dekaden e fundit. Ta percjellim me trofe sepse një futbollist dhe djalë I tillë duhet të largohet me nderime. Ai e meriton respektin deri në fund pasi është edhe një vlerë jo vetem per futbollin shkodran por edhe per vete qytetin e Shkodres.
– A besoni te fitorja e Kupes per Vllaznine?
Besoj se po. Megjithese erdhi vonë, trajneri Josa do të dije ta motivoje skuadren. Faktori shkodranë në ekip, duhet t’i japë shtyse edhe lojtareve të tjerë. Edhe presidenti duhet të tregoje veten perballe nje “maestro” të kampionatit shqiptar si Pashk Laska.
–Cila duhet te jete pika ma e forte e Vllaznise ne kete ndeshje?
Tifozeria, Mirel Josa dhe Ardit Krymi!
– A mendoni se do kete shume tifoze shkodrane ne “Air Albania”?
Pritet te jene shume tifoze, shifra nuk kam. Me dhjetra miq nga Tirana kane konfirmuar pjesemarrjen. Ne Shkoder, Bashkia do të vendosë një monitor të madh, në një prej pedonaleve, në menyre që edhe qyteti të festojë.
Intervistoi: Gjergj Kola