Një tjetër futbollist i ardhur për provë tek Vllaznia, nuk ka arritur ta kalojë atë. Ai kishte një javë në stërvitje me kuqeblutë dhe madje luajti edhe në miqësoren ndaj Veleçikut.

Bëhet fjalë pikërisht për mesfushorin nigerian Anthony i cili mësohet se nuk ka arritur të bindë sa duhet stafin teknik dhe për këtë arsye është larguar nga Shkodra.

Mesfushori 20 vjeçar është parë me vëmendje nga trajneri Lika dhe përshtypjet e para kanë qenë pozitive por me kalimin e ditëve është parë se ai nuk bën diferencë me pjesën tjetër të skuadrës dhe për këtë arsye, është vendosur të mos mbahet në skuadër.

Në këtë mënyrë, shkon në katër numri i lojtarëve të larguar deri më tani nga skuadra sepse nuk treguan asgjë nga vlerat që drejtuesit kuqeblu prisnin.
© shkodrasport.com