Ish- futbollisti i njohur i disa skuadrave ne futbollin shqiptar, nder te cilat edhe i Vllaznise, Skerdi Bejzade, sot eshte zyrtarizuar ne pankinen laçiane. Lajmi kishte tre dite qe qarkullonte por vetem kete pasdite eshte konfirmuar nga ana e klubit ne fjale.
“KF Laçi njofton se i ka besuar drejtimin e skuadrës trajnerit Skerdi Bejzade. 48-vjeçari ka drejtuar më parë Kamzën në vendin tonë dhe së fundmi në Gjermani ka qenë në krye të Arminia Hannover”- shkruhet ne njoftimin e kurbinasve.
Ai do te zere vendin e mbetur bosh qe pas largimit nga pankina te trajnerit te njohur Stavri Nica. Ky i fundit u penalizua nga barazimi ne Laç 3-3 ndaj Erzenit ne javen e pare te kampionatit.
Bejzade sigurisht qe do te mundohet te beje me te miren per skuadren e tij te re dhe padyshim qe do te vere ne zbatim te gjithe eksperiencen e tij si futbollist por tashme edhe si trajner./SHKODRA-SPORT.COM/