Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.
“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.
Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është një tifoz i njohur- Adrian Pirani. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur:
“Vllaznia ka perfunduar nje sezon mjaft pozitiv. Kam mendimin qe ardhja e sponsorit dhe menaxhimi i mire i skuadres nga ekipi drejtues i Vllaznise, kane bere te mundur qe Vllaznia te permbylle nje sezon qe duhet pergezuar. Perveç organizimit, menaxhimit (bashki – sponsor) ku duhet thene qe kemi pare edhe presidenten e Vllaznise mjaft te perkushtuar, nje rol te rendesishem kane luajtur edhe disa sponsore, qe nuk kane dale ne skene, per akomodimin dhe premiot per ekipin.
Eshte ndertuar nje ekip pa mjeshtra por me shume punetore. Ekipi ka ardhur duke e ngrit nivelin e tij qofte nga ana ekipore ashtu edhe nga ana individuale. Dua te ndalem ne ate qe: Si e kam pare une ekipin, qofte si ekip por edhe nga ana individuale. Reparti i mbrojtjes ka qene reparti me i mire per mendimin tim. Nje risi qe ne me pare nuk e kemi patur. Ka qene loja me kembe e portierit dhe e mbrojtesave. Lojtari me stabel i mbrojtjes ka qene kapiteni Gurishta.
Mesfusha ka qene nje tjeter repart me vlera kete sezon, ku une personalisht do veçoja Krymin, por mire kane bere edhe Marku, Jonuzi apo edhe Kruja.
Sulmi ka qene reparti me problematik dhe pas ikjes se Dunges ka pas ulje ngritjet e tij. Ne fazen e pare sulmi ka qene ma kreativ, ku edhe lojtaret e ardhur nga stoli kane bere mjaft mire. Ndersa ne fazen e dyte, kam mendimin qe Da Silva ka qene lojtari ma i mire i joni.
Kur mungonte braziliani ekipi kishte shume veshtiresi me ndertu aksione per gol. Pra ka qene nje sezon i realizuar per Vllaznine. Por vazhdimesia e Vllaznise varet nga privatizimi sa me i shpejte i saj sepse sezoni i ri po troket”.
Andi GJURGJEJ