Lushnja për pak javë do ketë në dispozicion një tjetër fushë për të zhvilluar stërvitjet. Pas investimeve në Plug, tanimë aneksi i stadiumit “Roza Haxhiu” është gati për barin natyral, që ka mbërritur në Lushnjë.

Një investim i FSHF-së dhe Bashkisë së Lushnjës, ka bërë që pas vitesh mungesë për terrenet sportive, qytetit t’i shtohen disa fusha.

Javë më parë, vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka u shpreh se veç tre fushave për ekipin e parë dhe moshat, do investohet edhe në terrenin e stadiumit. Lushnja këtë sezon garon në Kategorinë e Parë.

Padyshim qe keto investime do te bejne qe futbolli ne kete qytet te marre permasa me te medha dhe kuptohet qe do te shtoje edhe deshiren e te rinjve lushnjare per t’u marre me kete sport.