Këtë të shtunë, Egnatia do të luajë ndaj Vllaznisë në Rrogozhinë, një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme për ta, për të siguruar pikë mbijetese.

Megjithatë, në këtë përballje do të mungojë mbrojtësi Ilir Allmuça, që është një ndër lojtarët kryesor të rrogazhinasve, që lë gjurmë të rëndësishme në çdo ndeshje të tyre.

Mbrojtësi kryeqytetas ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të ketë mundësi t’i japë një dorë skuadrës së Zekirija Ramadanit, në një ndeshje vendimtare për ta.

Vendin e tij në të majtë ndoshta mund ta zërë Krivanjeva, megjithatë mbetet për t’u parë zgjedhja që do të bëjë trajneri i Egnatias, Ramadani, për ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Maringlen ZHIVANI