Ardhja e Mirel Joses ka rikthyer besimin te Vllaznia. Tifozet jane te mendimit se tashme gjerat ne skuader do marrin per mire dhe kete ia faturojne pervojes se trajnerit te ri, por edhe menyres si i nderton raportet me lojtaret.

Duke folur ne emer te tifozeve, njeri prej tyre, pikerisht Gezim Çoçja, ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” do te fliste per shume gjera, madje ne fund sipas tij, perpos pankines drejtuesit e klubit duhet te bejne edhe ndonje nderhyrje tjeter ne strukturat e klubit. Per me shume lexoni intervisten e tij per gazeten tone:

– Çoçja, ne fillim te kesaj jave ka patur serish rrokade ne pankinen e Vllaznise. Ju si tifoze, si e keni pritur ardhjen e Joses?

E kam pritur me padurim ardhjen e Joses. Me te thane te drejten, ne te gjithe e dime se çfare eksperience ka Josa. Ne e kemi perjetuar edhe dy here te tjera punen e tij te Vllaznia. Dhe duke pare edhe mungesen e eksperiences te Plorit, jam shprehur se Vllaznia kishte nevoje per nje trajner “me burre”. Dhe i duhuri mendoj une ishte Mirel Josa qe ka dhene prova per kete gja.


– A besoni se do te ndryshojne per mire gjerat te Vllaznia tani me ardhjen e tij?

Padyshim qe besoj se gjerat do marrin per mire. Josa nuk vjen ketu si kukull. Ai ka nje menyre te veçante motivimi per lojtaret. Ka nje eksperience te madhe dhe kudo ku ka punuar, ia ka dale. Per kete arsye, edhe te Vllaznia kete here besoj se do ta ndryshoje atmosferen.


– Per momentin Vllaznia nuk ka arritur asgje sa i takon objektivave te saj. Me Josen ne krye, do ia dale t’i arrije ato?

Te jem realist, tashme shpresaj na jane shtuar. Nese deri tani, shpresat i kemi patur te pakta sepse skuadra po shkonte ne renie te lire, me kete ndryshim qe kane bere drejtuesit, jam i sigurte se Vllaznia do ta arrije objektivin e saj. Drejtuesit moren veprimin e duhur duke bere kete levizje sepse nese nuk do nderhynin, kishte shume gjasa te mos arrinin asgje.


– Si e shkoni finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit?

Ne e presim me padurim kete finale, por duhet te shohim keto dy ndeshjet e fundit te kampionatit. Por finalja eshte finale, per me teper qe eshte i dyti vit rresht qe dalim. Besoj se morali i ekipit do te jete shume here me i larte duke fituar fillimisht me Egnatian dhe Kastriotin. Nese nuk i fitojme keto ndeshje, pavaresisht se nuk e deshiroj kete gje, po edhe finalja nuk do na perkase ne.


– Si tifoz, besoni tek fitorja e kupes edhe kete vit?

Po e perseris, me ardhjen e Joses na eshte rikthyer besimi, mua dhe shumekujt. Nese une deri dje kam thene se nuk do shkoj ta shohe kete finale ngaqe nuk kisha aspak besim, tani do shkoj se s’ben. Kjo tregon se une dhe shume shoke te mi, kemi besim me ardhjen e Joses ne krye te pankines se Vllaznise.


– E fundit, si e shikoni vazhdimesine dhe te ardhmen e Vllaznise?

Sipas disa te dhanave qe kam une, Josa ka ardh ne Shkoder per nje projekt afatgjate. Keshtu qe duke pare deshiren e presidences dhe perkushtimin e Joses, jam i sigurte se kane per t’u bere gjera shume here me te mira.

Mund te kete edhe ndonje ndryshime ne drejtim, ne strukturat e tjera te klubit, si tek roli i drejtori sportiv, per te cilin jam shume i pakenaqur me punen e tij ne kete sezon dhe jo vetem une, por i gjithe opinioni sportiv shkodran. Keshtu qe mendoj se Mirel Joses i duhet nje drejtor i ri teknik ta kete perkrah ne projektin e tij te Vllaznia.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI