Sfida e shumepritur ne mes Vllaznise dhe Tiranes po afron. Kane mbetur edhe pak ore deri ne momentin kur ne “Loro Boriçi” do te nise ky ballafaqim mes shkodraneve dhe tiranasve.

Nje nga tifozet qe nuk mungon kurre kur luan Vllaznia, eshte pikerisht Gezim Çoçja. Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ai ka dhene nje parashikim per ndeshjen dhe po ashtu u ka bere thirrje edhe tifozeve per te qene ne stadium.

“Une dua t’u bej thirrje te gjithe tifozeve shkodrane te jene neser ne stadium. Duke filluar nga mosha ime, por edhe me te medhenj se une. Sepse keto qe jane me te rinj, kuptohet qe e kane per detyre te jene aty per ta mbeshtetur skuadren sepse ajo ka nevoje per ta.

Duhet te bejme nje tifozllek te paster, te mos hame provokime dhe te dalim faqebardhe nga ky takim. Une parashikoj nje rezultat 3-1 per Vllaznine ne kete ndeshje.

Une besoj 100 per qind te fitorja, nuk kam asnje medyshje. Duhet te shfrytezojme pikat e dobeta te Tiranes dhe t’i ndeshkojme”- eshte shprehur Çoçja./SHKODRA-SPORT.COM/