Po luhet ne keto momente ne “Air Albania” ndeshja e pare e javes se 7-te te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Dinamos dhe Kukesit.

Gjeja kryesore qe bie ne sy ne kete ndeshje eshte numri shume i vogel i tifozeve te pranishem ne kete stadium gjigand.

Te pranishem ne kete ndeshje duket se nuk jane me shume se 1 mije tifoze. Pikerisht per kete arsye, ne Shkoder nuk kane munguar edhe ironite.

Ka qene drejtori teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri, ai qe permes nje postimi ne instastory ka leshuar nje batute qe ne fakt e pat perdorur vite me pare nje tjeter emer i njohur i futbollit shkodran, Ferid Borshi.

“Sa paska sonte tifoza ne stadiun sonte Dinamo, kaq çojme ne krushq ne dasma”- shkruan Neziri./SHKODRA-SPORT.COM/