Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.
“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.
Ne sezonin e fundit, ndonese pa pranine e tyre ne shkallet e stadiumit, per shkak te situates se krijuar nga pandemia, serish shkodranet e kane gjetur menyren per te qene prane Vllaznine.
Njeri prej tyre padyshim qe eshte Gëzim Çoçja i cili here ne rolin e zjarrefikesit, here ne menyra te tjera, ka qene ne stadium thuajse ne çdo ndeshje. Ai eshte shprehur ne kete menyre per “Shkodra Sport”:
“Po, ishte nje sezon mbreselenes, qe i kishte te gjitha brenda. Duke e kryesu kampionatin per shume jave, dhe duke fitu kupen e Shqiperise. Ishte nje befasi per shume specialista kjo paraqitje dinjitoze e ekipit tone Vllaznia. Me sa di une nuk ka pase shpenzime marramendese, por nje menaxhim perfekt nga drejtuesit gja qe ka mungu vitet e tjera.
Jam optimist se gjerat do te ecin me mire sezonin qe vjen duke pasur te fituar kete eksperience te shkelqyer te z. Xhaferi me besim se ai do te jete ne krye te presidences. Ju pershendes dhe ju falenderoj qe me bete pjese e kesaj rubrike”.
Andi GJURGJEJ