Tek Vllaznia i kane mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e neserme te Kupes ndaj Pogradecit, sfide kjo qe do te startoje ne oren 13.30 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ajo qe eshte verejtur ne kete seance, ka qene atmosfera shume pozitive ne skuader. Gjate atyre pak minutave qe stafi teknik ka zhvilluar nje loje me dy porta, ka patur jo pak entuziasem.

Kjo shihet edhe ne kete video- montazh qe po ju sjell “Shkodra Sport”. Nderkohe mesohet se diten e neserme pritet qe ndaj Pogradecit te aktivizohen disa lojtare te cilet nuk kane patur hapesira deri me tani.

Fakti qe Vllaznia ka fituar 2-0 ne ndeshjen e pare ne Pogradec, ia ka lehtesuar shume punen per te siguruar kualifikimin per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/