Andrea Pirlo do të jetë trajneri i Juventus U-23 duke filluar nga sezoni i ardhshëm, teksa do të zëvendësojë kështu trajnerin Fabio Pekia.

Lajmi është bërë publik nga “Sky Sport”, që zbulon se negociatat mes palëve kanë përfunduar.

Ish-mesfushori italian, ka gati 2 vite që ka marrë licencën e trajnerit dhe do të fillojë kështu karrierën e re në stolin bardhezi.

Kujtojmë që pjesë e Juventus U-23 është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni.

Ndihmës i tij në stol do të jetë Roberto Baronio. Ky i fundit ka më shumë përvojë sesa Pirlo, pasi ka trajnuar Italia U-19, Breshan dhe të rinjtë e Napolit.

Për sa i përket Juventusit U-23, disa ditë më parë bardhezinjtë siguruan “play-off” për t’u ngjitur në Serie B.

Në stadiumin “Manuzzi” të Cesena, skuadra e Fabio Pekias mposhti Ternanën me rezultatin 2-1.

Kësisoj Juventus U-23 është në garë për t’u ngjitur në Serinë B sezonin e ardhshëm.