Gazeta “Shkodra Sport” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë tifozëve shkodranë. Për të përçuar më tej emocionet e tyre, pritshmëritë dhe njëkohësisht edhe ankthin me të cilin i përjetojnë ndeshjet e Vllaznisë.

Në këtë kuadër, gazeta juaj ka kontaktuar sërish me disa prej tyre, për të folur me ta rreth ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi, mënyrës si po e presin atë dhe njëkohësisht edhe duke i marrë një parashikim për rezultatin përfundimtar të saj.

Njëri nga këto tifozë është edhe Kristian Baqli i cili ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” për sfidën e së martës. Më poshtë mund të lexoni edhe përgjigjet e pyetjeve që ai ka dhënë për gazetarin Maringlen Zhivani:


– Kristian si po e prisni finalen e Kupes Vllaznia- Laçi?

Pershndejte Maringlen. Te falenderoj per intervisten, edhe pse ketu ne vendim tim duhet te ishin me dhjetra e qindra tifoza te vjeter shkodrane, por gjithsesi e marr si privilegj me t’u pergjigj si nje nder tifozat e Vllaznise.
Finalja mes Laçit dhe Vllaznise eshte nje sfide vendimtare per ne. Mbetja jashte zones se Europes permes kampionatit na e kthen ne detyrim fitimin e kupes.

Kurse ne krahin tjeter kemi Laçin qe besoj se tashme ka hap “ankandin”. Ne ndryshim me Laçin, per Vllaznine kupa nuk eshte vetem nje trofe, por eshte edhe nje vlere prej afro 500 mije euro qe do te jene nje ndihmese e madhe per ndertimin e ekipit per vitin tjeter.


– A besoni tek fitorja e Kupes nga Vllaznia?

Vllaznia do ta fitoje kupen. Nuk bej pjese te tifozat qe “shkulin floket” se fituam kupen, por do te gezoj pamase, sepse Vllaznia nuk fiton vetem kupen dhe hyn ne Europe vetem kunder Laçit. Ajo do “fitonte” edhe kunder Kukesit, Tiranes e tane ekipeve qe luajne kunder nesh.


– Cila mendoni se do jete pika me e forte e Vllaznise ne kete ndeshje?

Stafi dhe lojtaret duhet te jene te vetedijshem sesa e rendesishme eshte kjo ndeshje. Duhet ta dine se i kan “borxhe” te medha Shkodres dhe tifozeve. Nje pike e forte mendoj se kanë për të qenë tifozët e zjarrtë qe nuk i mungojnë kurrë kur Vllaznia ka nevoje. Në qoftë se duan të shpëtojnë sezonin, këto 90 minuta duhet me vdekë në fushë.


– Sipas jush, do ketë shumë tifozë shkodranë në “Air Albania” të martën?

“Vllaznit Ultras”, kan dalë me njoftimin qe do të ketë autobusa ne dispozicion, me një kosto 8 mijë lekë ku ne çmim perfshihet udhetimi vajtje-ardhje dhe bileta e stadiumit.

Grupi jon ne facebook @Vllaznia Diaspore me ndihmen e shumë djemve, kemi vënë ne dispocizion 100 shalla si dhe kemi një surprizë të vogël që do ta hapim ditën e ndeshjes. Te kjo ndeshje i ka sytë tanë Shqipëria per arsye se si finale kupet, si ndeshje qe vendos pjesmarrjen ne europe, ksshtu qe i bëj thirrje të gjithëve që ta programojne diten dhe të jenë ne stadium ne perkrahje te Vllaznisë.

– Së fundi, një parahikim i juaj për këtë ndeshje?

Pa dalë te parashikimi, desha të shtoj edhe diçka: Shpresoj qe te kemi një arbitrim të rregullt duke pa edhe masakrimin qe na kanë ba këtë vit. Sa për rezultatin, parashikimi im është qe Vllaznia fiton ne shtesë 1-0.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI