Lucas Hernandez mbrojtësi i ri i Bayern Munich ka zgjedhur të mbajë një fanelë më një numër të rëndë mbi shpinë. Francezi ka zgjedhur “21-shin”.
Më parë mbi shpinë atë e ka mbajtur një legjendë e klubit bavarez, as më shumë as më pak se kapiteni Philipp Lahm. 23-vjeçari nuk duket i trembur nga kjo përgjegjësi dhe është shumë i karikuar në këtë sfidë të re.
Fjalët e tij të para për të prezantuar vetën te “gjiganti” gjerman kanë qenë ta pakta “Jam Lucas dhe jam i lumtur që jam këtu. Mezi po pres të fillojë sezoni i ri, forca!”.
Kampioni i botës ka zgjedhur të flasë me vepra në fushën e lojës. Misioni i tij është i vështirë ai duhet të zëvendësojë një nga mbrojtësat më të mirë të historisë të futbollit gjerman./newsport/