Kane ardhur nga Brazili i larget per t’u bere pjese e Vllaznise dhe per te shijuar emocionet e medha qe te jep nje kompeticion si “UEFA Women’s Champions League”. Skuadra shkodrane sivjet e ka perqendruar merkaton e saj ne vendin latin, prej nga ku ka marre disa lojtare.
Njera prej tyre eshte mesfushorja Anneliz Comparini Aleixo. 23 vjeçarja duket shume e lumtur nga pervoja e deritanishme por kuptohet qe pret suksesin edhe ne fushen e lojes, duke filluar nga java e ardhshme kur dhe do te nisin sfidat zyrtare.
“Nuk kam patur shume informacion per Vllaznine te them te drejten. Por kur me erdhi oferta per t’iu bashkuar asaj, hyra ne internet per te marre sa me shume informacione dhe pashe edhe ndeshjet e saj te sezonit te kaluar ne Champions League dhe po ashtu ndeshjen e saj te fundit ne kampionat.
Tani qe jam bashkuar me skuadren, kam fjalet me te mira per te gjitha vajzat, stafin teknik e drejtues. Jam shume e lumtur qe jam pjese e kesaj skuadre. Jemi shume te perqendruar tek puna jone. Ajo qe me ben pershtypje eshte se ekipi ka shume cilesi brenda, por nderkohe per mua eshte pak problem shtatelartesia sepse shume prej vajzave te tjera te ekipit jane me te gjate se une.
Megjithate nuk mendoj se kjo perben problem. E rendesishme eshte qe Vllaznia te perserise suksesin e vitit te kaluar ne Champions League sepse do te ishte diçka e bukur per te gjithe, por veçanerisht edhe per ne sepse do ta shihonim per here te pare”- eshte shprehur Annelize per “Shkodra Sport”.
UEFA Women’s Champions League
Kalendari i ndeshjeve të Grupit 7
6 shtator 2023
1. Valur (ISL) – Fomget Gençlik (TUR)
Ora 12:00, stadiumi “Loro Boriçi”
2. Vllaznia (ALB) – Hajvalia (KOS)
Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”
9 shtator 2023
Humbësja e çiftit 1 – Humbësja e çiftit 2
Ora 12:00, stadiumi “Loro Boriçi”
Fituesja e çiftit 1 – Fituesja e çiftit 2
Ora 18:00, stadiumi “Loro Boriçi”