Shume etiketime jo te rregullta, madje edhe te ekzagjeruara duke i quajtur edhe “tradhetare” ata qe braktisen kombetaren e Kosoves dhe zgjodhen ate te Shqiperise. Nje gje e tille nuk i ka pelqyer aspak nje emri te njohur te politikes kosovare.
Behet fjale per deputetin Mefail Bajqinovci i cili i ftuar ne nje nga emisionet sportive eshte shprehur i ashper me keto etiketime apo dhe linçime publike te ketyre futbollisteve.
“Ai qe deshiron te shkoje e te luaje per Shqiperine, nuk duhet te quhet kurrsesi tradhetar. Kjo edhe pse keto djem une se pari kam qejf t’i shoh duke luajtur per Kosoven dhe pastaj Shqiperia te jete zgjedhja e dyte.
Do kisha deshire qe Kombetarja e Kosoves t’i kishte lojtaret me te mire ne rradhet e saj, por shkuarja e disa prej tyre me Shqiperine nuk mund te quhet tradheti. Kjo sepse ndaj tyre ka pase lincime publike dhe kjo nuk eshte aspak diçka e mire sepse duhen ditur edhe rrethanat ne te cilat keto futbolliste i kane marre veprime te tilla”- eshte shprehur deputeti Bajqinovci./SHKODRA-SPORT.COM/