Vllaznia do te luaje sot ndaj Teutes ne Shkoder ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne kampin kuqeblu ka shume besim per nje tjeter fitore.

Duke folur ne prag te kesaj ndeshje, drejtori sportiv Matko Djarmati ka vleresuar kundershtarin e rradhes, por ka thene gjithashtu se Vllaznia i ka forcat dhe mundesite per te fituar.

“Objektivi kundër Teutës? Deri tani nuk kemi luajtur në asnjë ndeshje për një pikë. Shpresojmë që të vijë edhe Teuta me këtë mendje, per te luajtur ne sulm ne menyre qe te behet nje ndeshje e bukur.

Do kisha dëshirë një ndeshje me shumë gola, ku ne të shënonim një gol më shumë se kundërshtari. U trembem vetëm kushteve atmosferike. Shiu nuk ka pushuar prej 7 ditësh, ka qenë pengesë.

“Teuta? Kanë skuadrën më të kompletuar. Fizikisht janë shumë të mirë. Vila i vogël ka mundësi të mos luajë. A ka presion? Jo, do kisha dëshirë që të kishte publik. Nuk ndihet presioni pa ata, mungojnë shumë”.