Drejtori turk i Vllaznisë së Shkodrës para ndeshjes së Shqipërisë me Turqinë u shpreh se trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi do të luajë për barazim, ndërsa nga ana tjetër ekipi turk është i mbushur me talente por i mungon eksperienca.
Në një prononcim për RTSH, drejtori gjithashtu shtoi se dy vendet kanë lidhje të shumta me njëra-tjetrën. “Kemi lidhje shumë të mirë ekonomike, por edhe në anën edukative, kemi marrëdhënie të mira.
Diferenca është kryesisht ekonomike, kanë investuar në infrastrukturë, nga ana e talenteve nuk shoh diferenca.
Me trajnerin e vjetër nuk kishte besim,, me Gynesh ka besim, por do të ndihet mungesa e Ynder, kemi shumë talente, por nuk kemi eksperiencë, kemi të ardhme të mëdha por kemi mungesë eksperience.
Panuçi do të luaj për barazim, por mendoj se ndeshja do të zgjidhet në momentet e fundit”,tha Firat./vipsport/